Vizualizmi është i rëndësishëm për t’iu rikthyer shpesh kujtesës, e është një formë ushtrimi që këshillohet nga psikoterapistët.
Të vizualizosh është një lloj si të pikturosh një pikturë në mendjen tënde: në radhë të parë duhet të vëzhgosh me kujdes, pra të përpiqesh të kapësh sa më shumë hollësira të një objekti, të një skene, të një njeriu, dhe pastaj të projektosh nëpërmjet mendjes, një figurë, që është realiteti që kemi vëzhguar, përmes “një pune” që duhet të ketë një zgjatje kohe prej 10 sekondash
Ushtrimi 1
Ky ushtrim është i përshtatshëm për moshën e tretë, sepse aktivizojnë si pamjen dhe emocionin që varen nga hemisfera e djathtë, që është më pak e përdorur sesa e majta.
Përfytyroni:
Një mace që fle
Një rrugë të përmbytur nga uji
Borën që ka mbuluar qytetin
Kohën që kalon ngadalë
Humorin
Ushtrimet e imagjinatës që mbartin brenda vetes emocion, mbahen mend mirë.
Ushtrimi 2
Përfytyroni me sy mbyllur:
Një vetëtimë në terrin e natës
Një thikë që shndrin në errësirë
Takimin me njeriun që doni
Një shoqe që rrëmon në kuletën tuaj dhe ju vjedh
Një njollë te fustani juaj më i mirë
Pa e rilexuar, shkruani tani tek një letër çfarë kujtoni, më pas shqyrtoni emocionet që kanë shkaktuar tek ju këto imazhe, të mendjes dhe në fund përqasni listën tuaj me atë origjinale. Cilat imazhe janë fiksuar më mirë në mendjen tuaj?