DYLON

Njihuni me kampionin e botës për kujtesën më të fortë

Avatar photo Elife Sherifi

Kampioni i ri i botës për kujtesën më të fortë është një italian. Quhet Andrea Muzzi, është 20 vjeç dhe studion për mjekësi.

I riu roman ia doli të sfidojë konkurrencën e 170 “atletëve të mendjes”, duke fituar podiumin në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u mbajt në Kinë me 8170 pikë.

Fitues dhe i Kampionatit Europian në vitin 2019, Andrea tashëm mban dhe 5 rekorde botërore.

EkoHigjiena

Studenti 20 vjeçar ja arriti të mposhte në finalet e kësaj gare kaq të veçantë dy konkurrentë të forta nga Mongolia që e mbyllën garën e kujtesës me 7203 pikë dhe 7112 pikë.

Andrea Muzzi e nisi konkurrimin e tij një vit më parë, por tashmë e ka treguar që është një kampion i vërtetë për kujtesën, duke thyer rekord pas rekordi siç është dhe ai i mbajtjes mend të radhës së 1829 letrave bixhozi.

Tani sfida e ardhshme për italianin do të jetë në vitin 2020 në Dubai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.