Dardanapress mbanë trajnimin njëditor me temën: “Pjesëmarrja e komunitetit rom në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes”
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin një ditor me temën “Pjesëmarrja e komunitetit rom në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes”
Qëllimi i organizimit të trajnimit është përqendrimi në pjesëmarrjen e romëve në nivelin lokal, të marrin pjesë në proceset e vendim-marrjes, të jenë aktiv në jetën kulturore,sociale dhe ekonomike si dhe në çështjet publike.
Temat kryesore në trajnim ishin: Pjesëmarrja e romëve në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes,e drejta në edukimit, e drejta ekonomike dhe sociale për komunitetin rom, përfshirje me te madhe te te rinjve ne jetën shoqërore.
Në fillim të trajnimit Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin e mbajtës të trajnimit duke prezantuar të arriturat dhe objektivat kryesore te projektit duke kërkuar mbështetje të institucioneve lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçante komunitetit rom, si dhe afrimin e informatave për të drejtat e komunitetit rom duke përfshi në punësim,në përkujdesje shëndetësore,dhe qasja në shërbimet esenciale në shërbime publike (uji,kanalizim, rrymë elektrike),etj.
Në vazhdim të trajnimit të pranishmit janë njoftuar mbi rritjen e pjesëmarrjes të komunitetit rom në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes, e drejta në edukimit, e drejta ekonomike dhe sociale për komunitetin rom,si dhe përfshirje më të madhe të të rinjve në jetën shoqërore.
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Ndarja e një fondi buxhetor për integrimin e komunitetit rom,punësimi i të rinjve në sektorin publik dhe atë privat, ndarja e fondeve, subvencionimi i organizatave joqeveritare rom, përfshirja e të rinjve në aktivitetet rinore që organizohen në nivelin lokal,etj.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete Aleksandra Jovanovic,qytetarë të komunitetit Rom,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediet lokale.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/