DYLON

Kryetari i Kuvendit priti në takim përfaqësueset e organizatave për të drejtat e grave

Kryetari i Kuvendit priti në takim përfaqësueset e organizatave për të drejtat e grave
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësueset e organizatave vendore e ndërkombëtare, aktiviste dhe avokuese të çështjeve gjinore.

Në takim mori pjesë drejtorja e Rrjetit të Grave të Kosovës, znj. Igballe Rogova, përfaqësuesja e Zyrës së UN Women në Kosovë, znj. Vlora Tuzi Nushi, drejtorja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, znj. Luljeta Demolli dhe përfaqësuesja Dafina Prekazi, si dhe drejtorja e organizatës Kosova-Women 4 Women, Iliriana Jaka Gashi.

EkoHigjiena

Në këtë takim u diskutua për nevojën e forcimit të rolit të Kuvendit në avancimin e legjislacionit, me fokus në atë për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, forcimit të rolit në vendimmarrje etj.

Përfaqësueset e organizatave të pranishme në takim theksuan rëndësinë e gjithëpërfshirjes në hartimin e kornizës ligjore, me theks të veçantë në atë për mbrojtjen nga dhuna në familje, gjegjësisht dhuna në bazë gjinore, duke përfshirë standardet e përcaktuara me Konventën e Stambollit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura, duke ofruar hapësirën e nevojshme për kontributin e të gjitha grupeve të interesit gjatë fazës së shqyrtimit të legjislacionit në Kuvend.

Në takim u theksua nevoja e ndërtimit të një komunikimi institucional të të gjitha niveleve, për adresimin e sfidave me të cilat përballën gratë në Kosovë, përkatësisht për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.