Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc dhe Shipashnicë e Poshtme.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, dhe banorë të fshatrave Muçiverc dhe Shipashnicë e Poshtme.
I pari i Komunës, Kadri Rahimaj ka thënë propozimet e banorëve të këtyre fshatrave do të mundohen t’i përfshijnë në Projekt-Buxhet.
Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me rrymën e dobët, ndriqimin, asfaltim të rrugëve, kanalizom dhe fushë të sportit. /2LONLINE/