DYLON

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka pritur në takim disa të rinj të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve”, ka thënë Presidentja Osmani.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë, prandaj në Ditën Ndërkombëtare të tyre, Presidenca ishte e nikoqire e disa të rinjve tanë të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.