Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Kopernicë dhe Strezoc.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, zyrtarja Lidiona Marovca dhe banorë të fshatrave Kopernicë dhe Strezoc.
Kryetari Liridon Kastrati ka thënë se janë duke punuar që në Projekt-Buxhetin për vitin 2023 të përfshihen propozimet e banorëve.
Zyrtari Naser Hashani ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë ndriqimin, asfaltim të rrugëve, kanalizim. /2LONLINE/