DYLON

LDK: Nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik 

LDK: Nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik 
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, përmes një komunikate shprehet e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e VV-së, të cilat janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.

Më tej në komunikatë thuhet:

EkoHigjiena

“Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë.

Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrështiqur në një depression të thellë politik e ekonomik”.

“Në vazhdim po i paraqesim projektet e buxhetuara të Komunës së Gjilanit të cilat kanë stagnuar nga kjo qeveri aktuale dhe nuk kanë filluar fare”,  vazhdon tutje komunikata e LDK-së.

1. Fshati i Lumtur (Qeveria e Kuvajtit)

2. Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve (Komuna e Gjilanit)

3. Fshati model/infrastruktura në Pogragjë, Cernicë, Zhegër, Dobërcan

4. Shtrati i lumenjve në Përlepnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Zhegër, Lladovë

5. Ujërat e bardha dhe trajtimi i lumit Morava (Banka Botërore dhe komunat)

6. Rruga e Kumanovës, pjesa e dyte (e kontraktuar me buxhet te Ministrisë se Infrastrukturës)

7. Rruga Dobërçan – Pogragjë (Ministria e Infrastrukturës)

8. Ish -rruga Enver Miftari dhe Kadri Osmani (Ministria e Infrastrukturës)

9. Rruga e Prishtines (Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim)

10. Rruga Zhegoc – Sllovi (Ministria e Infrastrukturës)

11. Rruga Haqif Tetova (shtresa e dytë dhe rruga të posta e vogël – Komuna e Gjilanit)

12. Sheshi mbi lumin Mirisha – veri

13. Rruga Adem Jashari (nga xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka) 

14. Rruget në Kravaricë dhe të MOEA

15. Stadiumi i Qytetit (MKRS)

16. Autostrada e Gjilanit (Qeveria e Kosovës)

17. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (BERZH, BEI & WBIF)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.