Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, dhe banorë të fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.
Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në të cilat banojnë.
Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë kryesisht me ujësjellës, asfaltim të rrugëve, kanalizim, dhe ndërtimin e një parku në Karaçevë të Epërme. /2LONLINE/