Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal ka mbajtur dëgjimin buxhetor me oganizatën HANDIKOS, Kryqi i Kuq dhe Grupin e Grave për Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa Selami Zylfiu, zyrtarja nga kjo drejtori Afërdita Tahiri, përfaqësues të organizatave HANDIKOS, Kryqi i Kuq, dhe të Grupit të Grave.
Kryetari Liridon Kastrati ka thënë se është e rëndësishme që këto organizata të paraqesin prioritetet kryesore në mënyrë që grupi punues t’i përfshijë në Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Përgjegjsja e organizatës HANDIKOS-dega Kamenicë, Hyrmete Morina ka thënë se kërkesat e kësaj organizate kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e një objekti të qasshëm për anëtarët e HANDIKOS-it, ku ky objekt të ketë edhe depo në mënyrë që mjetet ortopedike t’i vendosin. Po ashtu njëra nga kërkesat ishte edhe punësimi i anëtarëve të këtij grupi.
Ndërsa përgjegjësi i Kryqit të Kuq-dega në Kamenicë, Rxhep Morina ka thënë se kanë disa kërkesa si: Renovimin e objektit, shërbimet komunale për këtë organizatë të futen në buxhetin e komunës, poashtu që t’u mundësohej ndërtimi i një garazhe për ruajtjen e automjetit të Kryqit të Kuq.
Kurse nga përfaqësuesja e Grupi të Grave u kërkua që të përkrahen gratë duke iu ofruar trajnime për biznese, trajnime për gratë të cilat kanë përfunduar shkollimin dhe nuk mund ta gjejnë vetën për veprim, trajnime në fushën e programimit. /2LONLINE/