DYLON

Aktakuzë kundër një personi për hyrje në sistemet kompjuterike

Aktakuzë kundër një personi për hyrje në sistemet kompjuterike
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale S.G.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K.  me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë  siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.

EkoHigjiena

Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike’’ neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.