Kryesuar nga Bajram Mavriqi, Komiteti për Politikë dhe Financa në Kamenicë, sot ka mbajtur takimin e parë për këtë vit, me strukturën e re ku pesë pikave të parapara iu shtua edhe ajo që kishte të bënte me aktivitetin e Inspektoratit komunal, lidhur me cilësinë e mishit dhe të artikujve tjerë ushqimor.
Pasi që nuk kishte material dhe përfaqësues të drejtorisë përkatëse u propozua që të debatohet në seancën e ardhshme të kuvendit.
Përndryshe, çështjet që u proceduan për shqyrtim për seancën e kuvendit komunal janë: Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, shqyrtimi i kërkesës për bartjen e të hyrave vetanake 2016/2017 në 2018,shqyrtimi i Informatës për mbjelljet pranverore 2018, shqyrtimi i raportit për menaxhimin e aseteve komunale (inventarit) dhe të ndryshme.
Për pikën e parë edhe të dytë para anëtarëve KPF-së, interesimit të të pranishmëve iu përgjigj zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, ndërsa informatën për planifikimin e mbjellëve pranverore i paraqiti Nejazi Kastrati. Ndërkaq, Ramadan Basha, iu përgjigj pyetjeve për menaxhimin e aseteve komunale.
Ndryshe, kryesuesi Mavriqi kërkoi nga Drejtoria e Bujqësisë që t’u ndihmoj fermerëve në përgatitjen e projekteve për aplikim për grante të ndryshme si dhe informata për seancën e ardhshme për gjendjen dhe menaxhimin e pyjeve në Komunën e Kamenicë.
Seanca e ardhshme e kuvendit është caktuar me:10.04.2018.