DYLON

Pjesëmarrjen në Kuvend, opozita në Gjilan e kushtëzon me transmetimin online të seancave

Pjesëmarrjen në Kuvend, opozita në Gjilan e kushtëzon me transmetimin online të seancave
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin e vlerësimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, që e ka prezantuar Bejtullah Osmani nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, kërkesën për ndryshime dhe plotësime në Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave (propozim i shoqatës “Ali Hadri”) si dhe planin lokal të veprimit për cilësi të ajrit, të cilin e prezantoi Valon Shefkiu nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Ndërkaq i ka shtyrë për ndonjë nga seancat e ardhshme: rregulloren për taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës, rregulloren për transport dhe bartje të udhëtarëve me taksi, diskutim për faljen e borxheve për ngarkesë të taksës komunale për bizneset afariste në Komunën e Gjilanit për periudhën 2000- 2019.

EkoHigjiena

As propozimi i Arianit Sadikut (LVV) për futjen në rend dite të propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, nuk u përkrah nga opozita, e cila ka shumicën në KPF dhe Kuvend Komunal, me arsyetim se asnjë nga projektet e propozuara prej saj nuk kanë filluar të zbatohen.

Avdyl Aliu (LDK) tha se pushteti nuk mund të pres bashkëpunim nga opozita nëse vazhdon të tregohet kokëfortë.

Në të vërtetë, seanca e kaluar e Kuvendit nuk është mbajtur për shkak të mungesës së transmetimit online, ku edhe po këmbëngul opozita, meqë operatorit të deritashëm i ka skaduar kontrata.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, ka thënë se në të njëjtën ditë do të mbahen dy seanca të Kuvendit, ajo e katërt dhe e pestë, për të cilat është miratuar rendi i punës në KPF.

Opozita (shumicë në kuvend) ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në seancë nëse nuk sigurohet transmetim online, siç ka qenë më herët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.