Mbahet takimi i Komisionit për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Komisioni për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), i kryesuar nga anëtarja e Këshillit Prokurorial, znj. Jehona Grantolli, në përbërje të të cilit janë edhe dy anëtarë të tjerë të KPK-së, znj. Arjana Shajkovci dhe z. Armend Zenelaj, ka mbajtur takim për t’i trajtuar kundërshtimet e kandidatëve për Kryeprokuror të PSRK-së.
Në këtë takim të Komisionit për Rishqyrtim morën pjesë në cilësinë e monitoruesve përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, EULEX-it, EUKOJUST-it dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Komisioni për Rishqyrtim, pas trajtimit të sotëm që u bëri kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, do të përgatisë raport për KPK-në, i cili do të trajtohet në takimin e radhës së KPK-së.
KPK-ja ka miratuar më 17 nëntor listën prej katër kandidatësh për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si në vijim: Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi.
Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të PSRK-së, thuhet në njoftim. /2LONLINE/