DYLON

Ndizen qirinj para Teatrit në Gjilan në nderim të Liridona Ademajt

Ndizen qirinj para Teatrit në Gjilan në nderim të Liridona Ademajt
Avatar photo Redaksia

Para Teatrit të Qytetit të Gjilanit janë ndezur qirinj në nderim të Liridona Ademaj, e vrarë mizorisht, ditë më parë.

Në ndezjen e qirinjve mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili  përmes postimit në profilin e tij ka bërë me dije se janë ndezur qirinjtë në nderim të jetës së Liridona Ademaj, me aktivistët e VV-së, deputetë, drejtorë komunalë, asamblistë e qytetarë të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Shprehim dhimbjen dhe ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e Liridonës, miqtë dhe shoqërinë”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/