Sot, më datë 22.02.2022, në ndërtesën e Administratës së Policisë së Kosovës, u mbajt takimi një ditor i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky takim u udhëhoq nga Kolonel Ragip Bunjaku, Drejtor i Departamentit për Kufi, ku si qëllim kishte analizimin e ecurisë së zbatimit të Marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
Fokus i veçantë i diskutimit dhe analizimit ishin marrëveshjet e fundit të nënshkruara ndërmjet dy Qeverive gjatë vitit 2021 dhe fillimin e hartimit të protokolleve teknike që rrjedhin nga këto Marrëveshje. /2LONLINE/