• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Nuhiu: Do të kemi durim dhe guxim për ta fituar ndeshjen

Redaksia 2LONLINE 22 Shkurt, 2022 4 min
 Nuhiu: Do të kemi durim dhe guxim për ta fituar ndeshjen

“FC Drita është gati për ndeshjen e radhës”, tha kryetrajneri, Ardian Nuhiu në konferencën për media para ndeshjes së 21-të kampionale, ku u paraqitën bashkë me futbollistin, Albin Krasniqi.

Trajneri Nuhiu theksoi se në tri ditët e fundit, Drita pati kohë për të sanuar shqetësimet e mundshme dhe në këtë periudhë është punuar për planin sesi t’i qasemi ndeshjes së radhës.

“Unë kam besim që do të performojmë në mënyrë perfekte nesër. Jemi të vetëdijshëm për forcën e skuadrës kundërshtare, pasi ata kanë një start të irë dhe janë përforcuar me futbolistë që e njohin kampionati. Jemi munduar që të përgatisim skuadrën tonë,të jemi vetvetja dhe të luajmë në mënyrës sic dijmë ne. Ndeshja kërkon vlerësim, qasje te plotë dhe mendoj se do të gjejmë mënyrën dhe veprimet e duhura të dalim nga kjo ndeshje shumë mirë”, theksoi trajneri Nuhiu.

Optimist për takimin e nesërm u shpreh edhe futbollisti Krasniqi.

“KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe që dijnë të bëjnë diferencën në lojë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. I kemi analizuar futbollistët e tyre dhe në përgjithësi skuadrën për t’i ndaluar”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur për objektivat e klubit dhe kampionatin, trajneri theksoi se Drita synon të performojë për rezultate pozitive në secilin takim, gjë që e kërkon edhe nesër.

“Drita nuk i humb gjasat për titull përderisa ka matematikisht pikë për të marrë. Kemi cilësi, kemi marrë masat që i gjithë fokusi të jetë te secila ndeshje për të marrë më të mirën. Objektivi i Dritës është që nesër të fitojë ndedhjen. Fokusi i imi dhe i futbollistëve është te ndeshja e rradhës. Objektivat e klubit i kemi deklaruar edhe më herët, por nuk jemi vetëm në garë dhe kemi kundërshtarë të cilët po performojnë mirë. Është e rëndësishme të marrim ndeshjet një nga një, të marrim më të mirën, pastaj të presim rivalin e radhës dhe rezultatet e të tjerëve”, përfundoi Nuhiu.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se për ndeshjen e nesërme mungojnë Ilir Blakcori për shkak të një lëndimi, ndërsa kthehet Muharrem Jashari.

Ndeshja KF Malisheva – FC Drita zhvillohet të mërkurën, ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, Malishevë.  /2LONLINE/

Etiketa:Drita futboll Malisheva sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Zeka: Do ta djersiti me krenari këtë fanellë

24 Qershor, 2022

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka

24 Qershor, 2022

Zabërgja te Gjilani

23 Qershor, 2022

Përparim Islami nuk është më pjesë e Dritës

23 Qershor, 2022

Operohet me sukses futbollisti gjilanas Edison Kqiku

23 Qershor, 2022

Kelmendi: Do të angazhohem maksimalisht për ngjyrat e këtij klubi

23 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com