Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli Kastrati organizoi takimin e dytë të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga: Gjykata, Zyra për Mbrojtjen e viktimave, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Drejtoria e Arsimit, Zyrtarja për Barazi Gjinore, përfaqësues nga OSBE, OJQ Proactiv, etj.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zv. Avokati i Popullit, z.Basri Kastrati, i cili shprehu gatishmërinë e mbështetjes për këtë mekanizëm nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
“Parandalimi është shumë i rëndësishëm, sepse nëse punojmë në parandalim normalisht që rastet do të zvogëlohen. Koordinimi në nivel komunal është qelsi i zgjidhjes së problemeve. Ne duhet që si institucione të punojmë gjatë gjithë vitit jo vetëm në data të caktuara, duhet të mbajmë takime edhe në viset rurale më shumë jo vetëm në qytet. Së fundmi Rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit po mirren shumë seriozisht nga Institucionet e Kosovës, do të thotë kthehen përgjigjet, por po qalojnë në zbatim. Po shihet që ka filluar një progres pozitiv në këtë aspekt” tha ai. Gjatë takimit u diskutua dhe u informuan për rastet e dhunës në familje të raportuara në institucionet përgjegjëse për periudhën Janar – Qershor 2023, ku u tha se krahsuar me vitin 2022 për periudhën e njëjtë kohore numri i rasteve të dhunës në familje është në rënie e sipër, por u theksua se nuk do të thotë që shifrat smund të ndryshojnë deri në fund të vitit. Pas diskutimit nga të pranishmit, u dhan këto rekomandime:
– Të paguhet qeraja për viktimat e Dhunës në Familje;
– Të mbahen takime me qytetarë në viset rurale në bashkëpunim me Kryetarët e Këshillave Lokale;
– Të ruhet konfidencialiteti – informacioni mos të depërtoj në opinion, por të jetë i sigurtë brenda insitucioneve në mënyrë që të kemi më shumë efikasitet në trajtimin e rasteve, pra të ruhet privatësia.
– Të rritet besueshmëria e qytetarëve në institucione.
Ndër të tjera në takim u tha se në momentin që puna zyrtare kryhet në mënyrë profesionale dhe trajtohet si duhet dhe nuk komentohet në opinion ato që nuk duhet diskutuar, atëherë sigurisht që rritet besimi i qytetarëve në institucione. /2LONLINE/