DYLON

Kushtrim Kadriu “këmbëkryq” në ulësen e Kryesuesit të Kuvendit

Kushtrim Kadriu “këmbëkryq” në ulësen e Kryesuesit të Kuvendit
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme, Kushtrim Kadriu u zgjodh kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Gjilanit duke marr besimin e plotë të 20 anëtarëve, aq edhe sa votuan.

Përndryshe, u propozuan tri kandidatë për këtë pozitë: Kushtrim Kadriu (Vatra), Rijad Elezi (LDK) dhe Suzana Selimi (PDK). Propozimet që erdhën nga LDK e PDK, si dy subjekte me më së shumti anëtarë nga opozita (LDK-14 dhe PDK – 5),  nxorën kandidatura sa për t’u plotësuar kriteri që parasheh statuti i Komunës, “…më tepër se dy kandidatë…”

EkoHigjiena

Është interesant fakti se për kryesues u zgjodh Kadriu, që është anëtari i vetëm që ka Vatra në Kuvend, ndërkohë që LDK e PDK, për arsye të tyre, u pa që “nuk e donin”, këtë pozitë, për arsye që i dinë vet ata.

Vetëvendosje që iu shkarkua kryesuesi i tyre, pas prishjes së koalicionit mbeti pakicë dhe nuk pati interesim të mëtutjeshëm për kryesues, duke ia lënë opozitës shumicë këtë pozitë, por edhe përgjegjësitë si shumicë e Kuvendit.

Sidoqoftë, nga sot e tutje, Kuvendi Komunal i Gjilanit do të drejtohet nga Kushtrim Kadriu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.