DYLON

Për kryesues të Kuvendit Komunal të Gjilanit propozohen: Kushtrim Kadriu, Rijad Elezi dhe Suzana Selimi

Për kryesues të Kuvendit Komunal të Gjilanit propozohen: Kushtrim Kadriu, Rijad Elezi dhe Suzana Selimi
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal I Gjilanit ka vazhduar seancën e ndërprerë javën e kaluar me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Nën kryesimin e Ismajl Kurteshi, anëtar më i vjetër i këtij organi,   kuvendi ka vazhduar tutje me punë duke bërë propozimet për kryesues.

EkoHigjiena

Kushtrim Kadriu ka qenë i propozuar seancën e kaluar dhe ky propozim vlen edhe për seancën e sotme, ka thënë kryesuesi Kurteshi duke thënë se poashtu edhe Komisioni ka qenë i zgjedhur.

Kurteshi, duke iu referuar pastaj edhe neneve përkatëse se si zgjedhet kryesuesi, ai i ka njoftuar anëtarët prezentë ( 32 nga 35 anëtarë sa ka Kuvendi), me këto nene, që procesi të shkojë pa paqartësi.

Përndryshe, kur anëtarët e komisioni zunë vendet e tyre, Kurteshi kërkoi propozime tjera.

Të propozuarit për kryesues janë: Kushtrim Kadriu (Vatra),  Rijad Elezi (LDK) dhe Suzana Selimi (PDK).

Duket se propozimet e LDK-së dhe PDK-së, janë sa për t’u përmbushur kriterin e tre kandidaturave.

Tani  pritet të bëhet gati edhe procesi i votimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.