Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë e Komunës së Kamenicës dhe IFC kanë mbajtur sensionin informues me fermerë/pemëtarë, ku në këtë sesion janë prezantuar para tyre kushtet dhe kriteret për sigurimet bujqësore.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, ka thënë se prezantimi i kushteve dhe kritereve për sigurimet bujqësore është pjesë edhe në programin e Pagesave Direkte/Subvencione.
“Sigurimet bujqësore janë një risi dhe për këtë vit Ministria e Bujqësisë mbulon 75% të PRIM-it në sigurim ndërsa fermeri 25”, ka thënë Drejtori Morina. /2LONLINE/