DYLON

Epopeja e UÇK-së u shënua edhe me aktivitete të përbashkëta sportive në mes ekipeve të FSK dhe FARSH

Epopeja e UÇK-së u shënua edhe me aktivitete të përbashkëta sportive në mes ekipeve të FSK dhe FARSH
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kampin Nacional në Hajvali, u zhvillua ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Me këtë rast të veçantë festiv, edhe përmes sportit u shënua “Epopeja e UÇK-së”, në kujtim të Jasharajve legjendarë dhe të gjithë të rënëve për lirinë e kombit dhe atdheut.

EkoHigjiena

Në këtë aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dalina Osmani, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe zyrtarë dhe oficerë të shumtë.

Në këtë ndeshje, të pranishëm nga FARSH ishte komandanti Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ilir Xhebexhiu, si dhe gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë.

Ndeshja në mes ekipeve përfaqësuese të të dy vendeve u zhvillua në atmosferë vëllazërore, përfundimi i së cilës u kurorëzua me ndarjen e kupave, medaljeve, dhuratave dhe mirënjohjeve për më të mirët nga ana e Ministrit Mehaj, Gjeneral Jasharit e Gjeneral Xhebexhiut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.