Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspektorat në bashkëpunim me GIZ-in kanë mbajtur punëtorinë lidhur me implementimin e planit të veprimit për menaxhimin e mbeturinave në Kamenicë.
Drejtori i DSHPAI-së, Ramadan Basha së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Menaxhim të Mbeturinave, Hysen Jerliu dhe zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie, njoftuan përfaqësuesit e GIZi-it lidhur me implementimin e fazës së parë për zgjerimin e rrjetit në fushën e mbeturinave.
Sipas tyre faza e parë është kryer me sukses, dhe tani është duke vazhduar realizimi i fazës së dytë. Po ashtu DSHPAI falenderoi GIZ-in për donacionin për kontejnerë.
Ndërsa përfaqësuesit e GIZ-it thanë se janë të kënaqur në lidhje me implementimin e planit për menaxhimin e mbeturinave në Kamenicë.