Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, z.v.Komandanti i Policisë në Kamenicë, Besim Kryeziu, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Informatë nga Policia për gjendjen sigurisë në Komunë;
3.Fushatë 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore;
4. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, fjala iu dha zv.Komandantit të Policisë, Besim Kryeziu, i cili tha se situata e sigurisë në Kamenicë është e qetë dhe se janë duke u trajtuar disa raste të kundërvajtjeve.
Në këtë takim Koordinatorja Komunale për Të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, Nazmije Kastrati-Demolli, shfaqi aktivitetet të cilat janë mbajtur për Fushatën 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore.
Përmes një prezantimi Koordinatorja Kastrati-Demolli, shfaqi takimet me fotografi dhe pjesëmarrës të këtyre aktiviteteve për rritjen e vetëdijës së qytetarëve në lidhje me Dhunën në Bazë Gjinore. /2LONLINE/