DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues nga programi “Kontratat Sociale”- USAID

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues nga programi “Kontratat Sociale”- USAID
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it, në krye me Vjendita Avdiu Musliun me të cilët u bashkëbisedua rreth programit “Kontrata Sociale”.

Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të këtij projekti, ku objektivi i projektit është fuqizimi i mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare në komunë, duke aplikuar një qasje proaktive përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet zyrtareve komunal dhe qytetareve, për të ndikuar që të rritet komunikimi dhe ndërveprimi ndërmjet tyre, për vendimet e përbashkëta me interes për komunitetin.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.