Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë. Raport për gjendjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës;
3. Fatkeqsitë natyrore, vërshimet, erërat e forta, bllokimi i kanaleve dhe;
4. Mirëmbajtja e gjelbërimit;
5. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të rendit të ditës, fjala iu dha Komandantit të Policisë, Florim Klaiqi, i cili tha se situata e sigurisë në Kamenicë është e qetë, mirëpo si sifdë kryesore mbetet ende situata në trafik dhe aksidentet.
Lidhur me fatkeqësitë natyrore, vërshimet, erërat e forta, bllokimi i kanaleve, Drejtori Kujtim Kallaba tha se komuna jonë është e rrezikuar në disa lokalitete si tek Përroi i Gollakut, Urat në Berivojcë, Ura e fundit në Topanicë.
Sa i përket mirëmbajtjes së hapësirave gjelbëruese, Shefi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, tha se komuna i mirëmbanë në mënyrë intensvie. Sipas tij edhe lokalitetet e varrezave mirëmbahen kur bëhet kërkesa tek kjo drejtori dhe nëse ka mjete të mjaftueshme për mirëmbajtje. Ai ndër të tjera ka thënë se sfidë mbetet hedhja e mbeturinave të ngurta. /2LONLINE/