DYLON

Mbahet punëtori dyditore për Planin e Veprimit 2024/2025

Mbahet punëtori dyditore për Planin e Veprimit 2024/2025
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar punëtori dyditore për hartimin e Planit të Veprimit 2024/2025. Grupi i punës për Planin e Veprimit i përbërë nga Rektori, Prorektorët, Dekanët e Fakulteteve, Drejtorë të zyrave, udhëheqës, profesor dhe zyrtarë tjerë të Universitetit, u angazhuan në mënyrë aktive në një proces konsultativ.

Punëtoria u fokusua në planifikimin e aktiviteteve për vitin 20254/2025. Plani i Veprimit siguron jo vetëm zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara, por edhe cilësinë e zbatimit të tyre.

EkoHigjiena

Plani i Veprimit  është rrjedhojë e Planit Strategjik të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë caktuar  5 objektivat strategjike të tij, ofrimi i programeve  cilësore të studimit në lidhje me kërkesat e tregut dhe zhvillimin social, zhvillimi i veprimtarisë shkencore për përmirësimin e cilësisë së studimeve dhe inovacionit, ndërkombëtarizimi si element i zhvillimit të brendshëm, krijimi i kushteve infrastrukturore për mësim cilësor, zhvillimi i praktikave efektive të menaxhimit të cilët më pas zbërthehen në objektiva specifike ku përcaktohen aktivitetet të cilat monitorohen përmes treguesve të performancës. /2LONLINE/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.