Më 28.02.2024 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e II-të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë diskutuan performancën e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.
Pas analizave dhe diskutimeve Bordi i drejtorëve unanimisht aprovoi:
o Raportin e Tremujorit të Katërt (IV-të) të vitit 2023,
o Raportin Vjetor për vitin 2023 si dhe
o Raportin e muajit Janar 2024
Sipas Raportit Vjetor për vitin 2023 rezulton se Kompania për të dytin vit radhazi operon me rezultat pozitiv. Sfidë e mëtejme mbetet zvogëlimi i humbjeve të ujit dhe kjo do te jetë njëra ndër objektivat kyçe të Kompanisë për vitin 2024.
Në mbledhje gjithashtu u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimi i suksesshëm i projekteve investive të planifikuara për vitin 2024. /2LONLINE/