DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin

Ministri Maqedonci priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësminsitri Shemsi Syla, sot pritën në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit të deritanishëm, duke vlerësuar nevojën për intensifikim të mëtejmë në fushat e interesit të përgjithshëm, me theks të veçantë në fushën e emergjencave dhe projekteve infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.

EkoHigjiena

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror është i vazhdueshëm dhe në shërbim të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.