Te dielën, më 15 dhjetor 2019 u mbajt në Prishtinë kampionati individual i Kosovës në Badminton, në të cilin morën pjesë 60 garues nga 6 klube të Kosovës: Arberia – Kamenice, Gjilani, Don Bosko – Gjilan, Ulpiana-Prishtine, Prishtina dhe Dardania – Peje.
Para fillimit te kampionatit me nje fjale rasti u paraqit kryetari i ri i Federates se Badmintonit te Kosoves, Prof. Lulzim Haziri, nderkohe qe u be edhe nje minute heshtje ne shenje nderimi te ish – kryetarit te kesaj federate, Jeton Nebiu, qe kohe me pare nderroi jete.
Ne pese kategori (U-11,U-13,U-15,U-17,U-19) per djem e vajza u shpalos nje rivalitet i denje per tri vendet e para.
Rezultatet:
U-11, djemt: Jon Elsati, Don Bosko – Gjilan, Gent Aron Ibrahimi, Don Bosko – Gjilan.
U-13, vajzat: Fiona Morina , Arberia – Kamenice, Elona Malaj,
Dardania –Peje dhe Amanda Muqkurtaj, Dardania – Peje.
U-13, djemt: Enis Hasani nga Prishtina, nuk pati konkurrence.
U-15, vajzat: Alkana Morina, Arberia – Kamenice, Dea Nikqi, Dardania – Peje dhe Gerta Gashi , Dardania – Peje.
U-15, djemt: Lorik Morina, Edion Morina dhe Arxhend Basha, qe te tre nga Arberia –Kamenice.
U-17, vajzat: Olsa Zymberi, Don Bosko, Arjanita Morina, Arberia – Kamenice, Sumeja Morina, Arberia – Kamenice.
U-17, djemt: Meridian Selimi nga Prishtina ishte pa konkurrence.
U -19, vajzat: Era Azem, Ulpiana –Prishtine, Arbnora Basha dhe Elona Qehaja, te Arberise se Kamenices.
U-19, djemt: Rinor Gllareva, Ulpiana – Prishtine, Leon Thaci dhe Gentian Kallaba te Arberise se Kamenices.