Nën organizimin e komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar është mbajtur festivali i tretë i valleve kombëtare në Bujanoc.
Pjesëmarrës ishin shoqëritë kulturoro-artistike nga trojet të ndryshme shqiptare si Vlora, Tuzi, Shkupi, Kosova, Presheva dhe shoqëritë kulturore vendore.
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc ata paraqitën valle dhe këngë tradicionale shqiptare për publikun i cili nuk ishte edhe i pakët në numër.
Vlerat kulturore tradicionale shqiptare të valleve dhe elementeve të dasmave tona tradicionale e sidomos ajo e marrjes së nuses ishin një gërshetim i vecantë i festivalit.