Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020.
Me këtë rast, u mbajt dëgjimi publik në fshatin Muqiverc, me ç’rast morëm edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve të këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020 dhe kërkoi nga ta që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Muqiverc, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.
Disa nga kërkesat e parashtruara nga qytetarët dhe administratori i fshatit ishin:
Ndriçimi publik në rrugën kryesore dhe dy lagje tjera, Lidhja në kanalizim të ambulancës, brigadës së zjarrfikësve dhe e stacionit policor, Vendosja e një njehsori dhe reflektorëve tek varrezat e fshatit, Rrethoja tek objekti i zjarrfikësve, Asfaltimi i rrugëve në dy lagje në këtë lokalitet, si dhe nuk munguan falënderimet drejtuar komunës.