Java e Sportit Evropian është shënuar me aktivitete të ndryshme sportive edhe në Komunën e Kamenicës.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar disa aktivitete për Javën e Sportit Evropian që është mbajtur nga data 23 shtator deri më datën 30 shtator.
Këto aktivitete kishin për qëllim promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik në gjithë Evropën.
Në kuadër të Javës së Sportit Evropian janë organizuar lojëra të futbollit me shkollat “Dëshmorët e Kombit” Kamenicë dhe “Ali Bektashi” Bujanovc, aktivitete me Handikosin, demostrime të klubit të karates për gjeneratat e reja, shahu, çiklizmi dhe atletika.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e përcjellura nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Javës së Sportit Evropian: