Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka nisur përgatitjet për ndeshjen e nesërme të Kombëtares, atë ndaj Islandës. Reja në konferencën për shtyp tha se për këtë ndeshje ka vendosur të ndryshojë kapitenin.
“Kam vendosur të heq Mavrajn për zgjedhje teknike, prandaj do jetë Hysaj kapiten”, tha trajneri Reja.
Ndërkohë Hysaj tha: “I kërkoj tifozëve të jenë më të kujdesshëm dhe dua tu them që të mos fshiheni pas kompjuterit për të kritikuar e sharë lojtarët e kombëtares. Sigurisht që dikush do gabojë, por ne nuk vijmë të luajmë me kombëtaren për lekë, as me detyrim. Vijmë se e duam ekipin tonë dhe mezi presim, për këtë arsye jam i sigurt, që secili nga djemtë jep 100% në fushë”.