DYLON

Policia arreston një person të dyshuar për Falsifikim të Dokumentit Zyrtar

Policia arreston një person të dyshuar për Falsifikim të Dokumentit Zyrtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas hetimeve disa mojore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (B.K.) zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë.

Policia sot me 09.09.2019, e ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avkotatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj dhe pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë individë të caktuar veprime ligjore do të ndermerren në vazhdimësi në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera të drejtësisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.