Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka bërë me dije se mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! për të formuar një shumicë parlamentare kanë ndikuar që AKR-ja t’i bashkohet koalicionit PAN.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re“, ai ka thënë se vendosja e interesit partiak para atij nacional nga këto dy subjekte politike e shtyri AKR-në të shikojë alternativa të tjera për zhbllokimin e formimit të institucioneve. Zyrtari i lartë i AKR-së, Fatmir Matoshi, është shprehur i bindur se sektorët që do t’i qeverisë AKR-ja do të jenë më të suksesshmit e Qeverisë së re.
BURIMI: Epoka e Re