Munday, nga Velocette Way, Northampton, u deklarua fajtor për nëntë akuza mashtrimi.
Kontabilist ka pranuar mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, duke përfshirë yllin e popit, Rita Ora. Bëhet fjalë për një mashtrim prej 3.4 milionë paund.
Andrew Munday targetoi ish-gjyqtarin e X Factor dhe personazhe të tjerë të famshëm, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.
37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.
Munday, nga Velocette Way, Northampton, u deklarua fajtor për nëntë akuza mashtrimi.