Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me ministrin Krasniqi për bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban në Komunën e Gjilanit”.
Kryetari Hyseni, ka falënderuar me këtë rast ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.
Ai bëri të ditur se shuma totale e këtij projekti është mbi 100 mijë euro, ku MAPL ndan 90 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit 11.890 euro. /2LONLINE/