Kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës Veriore do të jetë nga nacionaliteti serb, ndërsa kryeprokurori – i nacionalitet shqiptar.
Ata do ta drejtojnë Gjykatën në të cilën struktura etnike do të jetë 60 për qind shqiptare e 40 për qind serbe.
Zyrtarë qeveritarë nuk kanë pohuar e as mohuar nëse ky është pajtimi i arritur në takimin e fundit mes kryeministrave Thaçi e Dacic.
Sipas analistëve, kjo do të shkelte parimin kushtetues të Kosovës për reflektim të strukturës etnike në sistemin gjyqësor, meqë do të kishte një mbizotërim të një komuniteti mbi një tjetër. /Koha Ditore/