Në këtë muaj, kur e kujtojmë përvjetorin e kësaj marrëveshje të arritur në mes të shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe serbëve është koha dhe momenti të rishikohen të gjitha pikat.
Refik HASANI
Kjo marrëveshje nuk është askund duke u respektuar. Prandaj Marrëveshja e Konçulit, duhet rishikuar se si po zbatohet në praktikë dhe cilat janë anët pozitive dhe negative.
Për këtë të hapet diskutimi në nivelin dhe rangun e vlerësimit të grupeve punuese të ekspertëve apo komisioneve të ndërsjella dhe të nivelit më të lartë politik që të plotësohet dhe pasurohet me pika e nene.
Deri më tani asnjë deklaratë zyrtare nga pala shqiptare se si është respektuar dhe cilat janë ato pika që nuk janë respektuar fare, pse nuk ka funksionuar ndonjë sekretari e përhershme lidhur me zbatimin dhe mbikëqyrjen edhe të ndërkombëtarëve të kësaj marrëveshje.