Jashtë asaj që këtyre ditëve të fundit jemi duke u ballafaquar me luftën e tretë botërorë (virtuale, SHBA, Rusi, Iran, Siri. Izrael) një ngjarje tjetër që zgjoi një interesim të madh në opinionin e gjerë botërorë është procesi i ‘dëgjimit’ nga senati amerikan i themeluesit të rrjeti social FACEBOOK, njërit ndër rrjetet më të mëdha sociale që ka njohur njerëzimi, gjegjësisht z. Mark Zuckerberg.
Shkruan: Flurim Arifi
Një gjë që vërehet shumë gjatë procesit të stërzgjatur në këtë ‘dëgjimin’ që është duke e kaluar z. Mark Zuckerberg, është pa përvoja e madhe e tij personale dhe lëshimet e mëdha që ka bë rrjeti social FACEBOOK gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave dhe mundësisë së keqpërdorimit të këtyre të dhënave, e sa për rikujtim një ndër akuzat apo dyshimet kryesore të keqpërdorimit të dhënave personal të miliona personave nëpër mbarë botë ishte influenca drejtpërdrejtë e Rusisë në zgjedhjet e fundit në SHBA.
Një gjë tjetër që është duke e përcjell këtë debat në lidhje me rrjetin social FACEBOOK është pyetjet dhe komentet të cilat janë duke u parashtruar nga senatorët përkatës. Shumica e këtyre senatorëve që përbëjnë panelin janë të moshës së shtyrë dhe kjo në veti përbën mangësi/deficitin e tyre në relacion me z. Mark Zuckerberg (edhe pse z. Mark Zuckerberg vërehet që ishte në siklet të madh, sidomos me ulësen e tij). Shumica e pyetjeve dhe komenteve të senatorëve që parashtroheshin ndaj z. Mark Zuckerberg ishin ose të pakuptimta ose qesharake në relacion me rrjetin social, si p.sh. njëra ndër pyetjet e senatorëve ishte cila është domethënia e opsionit ‘poke’ thumbo etj.
Prandaj kjo situata e re ka krijuar në këto dy ditët e fundit në SHBA shumë polemika në mes analistëve dhe mendimtarëve rreth përfaqësimit të popullit amerikan në Senat dhe Kongres. Shqetësimi në veti është rëndësi dhe pesha që përbën këtyre ditëve të fundit përdorimi i rrjeteve sociale, ku shumë nga deklaratat apo qëndrime të politikanëve apo përfaqësueseve të shteteve apo qeverive përkatëse bëhen përmes këtyre rrjeteve sociale për situatat e caktuara politike.
Shembullin më konkret për mënyrën e të kuptuarit dhe përdorimit të rrjeteve sociale është Presidenti Trump duke komunikuar direkt për mes rrjetit social Twitter/Facebook qëndrimin e SHBA-ve në relacion me situatën në Siri. Kjo është një praktikë e pa precedent në politikë-bërje.
Prandaj nevoja e përfaqësimit politikë në proporcion me kohën që jetojmë është më se nevojë.