“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshinë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Postimi i Zemajt:
Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.
Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.
Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.
Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!
Bashkë për një rajon të shëndetëshëm.