Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, më saktësisht Koordinatorja e kësaj Njësie Nazmije Demolli-Kastrati është vlerësuar si shembull i punës dhe angazhimit në nivel vendi.
MAPL thekson se Koordinatorja NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati është shembulli më mirë qe duhet të përcillet nga komunat si mesazh për punën që bën në promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Sipas letrës së MAPL-së Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati në kuadër të Fushatës kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë muajit nëntor ka realizuar dhjetra aktivitete dhe takime lidhur me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ku edhe ka hartuar raporte lidhur me këte dukuri, gjë që është marrë shembull në nivel vendi.
Ndër të tjera MAPL thekson se Koodinatorja e NJKDNJ—së, Nazmije Demolli Kastrati është model i një zyrtareje për punën që është duke bërë në vetdijësimin e qytetarëve për të drejtat e njeriut, dhe në parandalimin e dukurive negative me sesionet informuese që i mbanë me të rinj dhe me nxënës në shkolla.
Andaj MAPL thekson se znj. Demolli Kastrati po përfaqëson dinjitetshëm si nivelin qendror por edhe në atë ndërkombëtar. /2LONLINE/