Karriera e Mario Mandzukicit me Juventusin do të vazhdojë deri në vitin 2021. Për këtë gjë u pajtuan dy palët së fundi dhe Mandzukici e nënshkroi kontratën e re.
Mario Mandzukic e vazhdoi kontratën e tij me Juventusin, për ta vazhduar rrugëtimin që e kishte nisur në vitin 2015.
Për pothuajse katër sezone me Juventusin, Mandzukici i bëri 159 paraqitje.
Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i shënoi 43 gola dhe i asistoi 19 të tjerë. Tani ia e ka mundësinë t’i përmirësojë këto statistika edhe më shumë gjatë dy vjetëve në vazhdim.