DYLON

Trajneri i Werderit vlerëson Rashicën, e lavdëron shumë!

Trajneri i Werderit vlerëson Rashicën, e lavdëron shumë!
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti kosovar ka shkëlqyer në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë duke ia siguruar fitoren Werder Bremenit me Schalken, 2:0 Futbollisti kosovar e ka marrë në dorë Werder Bremenin, të cilin e dërgoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Paraqitjen e fundit, por edhe ato paraprake të përfaqësuesit kosovar i ka përshëndetur trajneri Florian Kohfeldt, i cili ndihet i lumtur që e ka në dispozicion një lojtar me një formë aq të lartë si Rashica.

“Atë çfarë bëri Miloti, mund ta bëjë përsëri. Ai e ka bërë një hap gjigant përpara. Ai ka më shumë besim në vetveten dhe mund t’i bëjë thjeshtë gjërat e tilla. Epo, para së gjithash, ai patjetër duhet të qëndrojë në klubin tonë. Miloti ka vetëbesim, ai nuk mendon shumë, godet topin dhe ju e dini se çfarë po ndodhë”, është shprehur trajneri i Werderit.

EkoHigjiena

Rashica është kombinuar në mënyrë brilante me kapitenin e Werderit, Max Kruse, të cilin e ftoi trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew.

Falë Rashicës me shokë, Bremeni është i pamposhtur në 12 ndeshje në vitin 2019 dhe ka shkuar në zonën për t’u kualifikuar në gara evropiane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.