Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse.
“Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë të gjithë të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të mbrojtur shëndetin publik dhe ekonominë tonë”, thuhet në njoftimi ne Doganës së Kosovës. /2LONLINE/