Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se, pavarësisht prej zhvillimeve të fundit, bllokada aktuale politike nuk mund të jetë e përhershme.
Ai ka thënë se të gjitha palët duhet të lëshojnë pe nga pak, në mënyrë që të arrihet një kompromis për formimin e institucioneve të reja.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se nëse liderët partiakë nuk arrijnë të merren vesh deri të mërkurën, atëherë presidenti i vendit duhet t’i thërrasë në takim dhe ta gjejë çelësin për ta çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai ka thënë se asnjëra prej formacioneve politike aktualisht nuk e ka shumicën në Kuvend.
Maliqi ka bërë me dije se ekziston varianti që PAN-i t’i sigurojë votat, por një qeveri me 61 deputetë, sipas Maliqit, është e dobët dhe jostabile.
BURIMI: Epoka e Re