DYLON

Rekomandohet për Kuvend kërkesa për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës

Rekomandohet për Kuvend kërkesa për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e sotme, nën drejtim e kryesuesit Kushtrim Kadriu, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvendin Komunal të Gjilanit, raporti financiar janar-qershor 2023, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, ushtrues detyre i drejtorit të Buxhetit, raportin e punës të kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2023, propozim buxhetin për vitin fiskal 2024 si dhe vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2022.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe planin komunal për ri-integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Gjilanit 2022-2025, i cili, siç ka thënë Renan Imam nga Zyra për Komunitete dhe Kthim, përbëhet prej 10 objektivave.

EkoHigjiena

Ndërkaq, projekt-rregulloren për taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rritje të densitetit në infrastrukturë, e ka prezantuar Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, i cili ka thënë se janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për ndryshimet e propozuara, përfshirë edhe dëgjimin publik.

Komiteti ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend edhe kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për ndarjen e bursave për studentë të kësaj komune, sikurse edhe kërkesën e DKRS-së për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 160 mijë euro për realizimin e dy skulpturave në bronz, të cilën e ka paraqitur drejtori Kushtrim Zeqiri, duke thënë se bëhet fjalë për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës.

KPF i dha përkrahje unanime kësaj kërkese, por shprehu rezerva sa i përket procedurave të ndjekura për realizimin e këtij projekti përmes thirrjes publike.

Kryesuesi Kushtrim Kadriu kërkoi nga DKRS-ja që deri në seancën e ardhshme të Kuvendit ta përmbush dokumentacionin dhe t`i sqarojë paqartësitë e ngritura në KPF.

Njëherësh, KPF i është përgjigjur pozitivisht edhe kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së për një ndihmë në meremetimin e shtëpisë së Naser Hajdarit, derisa kërkesën e fshatit Sllakoc i Epërm për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e një shtëpie përkujtimore e ka refuzuar për shkak se nuk janë ndjekur procedurat e parapara, duke sugjeruar që kërkesa paraprakisht të dërgohet në Drejtorinë e Kadastrës si dhe të shqyrtohet dhe miratohet në Komitetin përkatës.

KPF i ka rekomanduar për Kuvend edhe kërkesat për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NLP “Stacioni i Autobusëve” si dhe kërkesën për dy zëvendësime në komisionin komunal për ndarjen e bursave.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.