Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, me kandidatët për këshilltarë komunal ka vizituar fshatrat Vërbicë e Zhegoc. Në vatrën e shkëndijave të para të luftës çlirimtare, pushteti komunal ka harruar plotësisht këtë zonë duke mos investuar asgjë.
Banorët u shprehën të pakënaqur me pushtetet e pasluftës duke shfaqur mungesën e investimeve në këtë zonë, e duke bërë që shumica e banorëve të këtyre fshatrave të shpërngulen për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike.
Kryetari Kurteshi, edhe një herë theksoi se Vetëvendosje nuk bënë politika për votë, por politika që ndryshojnë për të mirë jetën e qytetarëve të komunës së Gjilanit, pa marrë parasysh se në cilin fshat jetojnë e sa banorë ka fshati, duke mos kalkuluar për çështje votash.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan.
E sponsorizuar nga Vetëvendosje