DYLON

Gjeneral Dreshaj sheh nga afër ushtrimin fushor “Skuadra në Sulm”

Gjeneral Dreshaj sheh nga afër ushtrimin fushor “Skuadra në Sulm”
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i Regjimentit të Parë (R1K) të Këmbësorisë panë nga afër aktivitetet e qitjes operacionale në nivel skuadre të Kompanisë A të R1K.

Në kuadër te aktiviteteve të planifikuara në kalendarin vjetor, Kompania A e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar Ushtrimin Fushor(UF) “Skuadra në Sulm” në Zhegoc.

EkoHigjiena

Në këtë aktivitet janë realizuar operacione me të gjitha sistemet e armatimit të cilat janë organikën e Kompanisë së Këmbësorisë.

Gjatë këtij aktiviteti, skuadrat e K1A janë trajnuar në këto detyra : Shtypja e objektivit me zjarr indirekt, shkatërrimi targeteve me vlerë të lartë përmes skuadrës së Snajperëve, mbështetje me zjarr direkt përmes skuadrës së armëve të rënda, kryerjen e sulmit për çarjen e pengesave dhe pastrimin e transheve të armikut, si dhe kryerjen e evakuimit mjekësor sipas nevojës. Këto operacione janë zhvilluar ditën dhe natën dhe ushtarakët e KFT-së kanë treguar përkushtim dhe seriozitet të lartë në kryerjen e detyrave, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.